‘Play Off’: Golden State marrin fitoren e tretë ndaj Dallas

Golden State Warriors kanë fituar edhe ndeshjen e tyre të radhës ndaj Dallas Mavericks.

Ylli i State, Stephen Curry udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores 109-100 ndaj Dallas.

Ai shënoi 31 pikë, 11 asistime dhe pesë kërcime gjithsej.

Për ekipin mysafirë më i dalluari ishte slloveni Luka Doncic i cili zhvilloi paraqitje fenomenale, me 40 pikë të shënuara, tri asistime dhe 11 kërcime.

Pikë këto që nuk ishin të mjaftueshme që të fitojë ekipi i tij.

Pas tij i mirë në parket ishte edhe Spencer Dinwiddie me 26 pikë, një asistim e dy kërcime.

Kështu seria e fitoreve shkon 3:0 për Golden State Warriors.