Jurgen Klopp ka folur në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve.
Mbrëmë Liverpooli arriti fitore ndaj Wolves, por që nuk vlejti pas fitores me rikthim të Manchester City.
Kështu ekipi i Pep Guardiolas u shpallën kampion për herë të katërt në pesë vitet e fundit.
E pasi ‘Reds’ nuk u kurorëzuan kampion në ligë, Klopp paralajmëroi Realin duke thënë se ky dështim do të rrit dëshirën e tyre për ta fituar Ligën e Kampionëve.
“Por ky sezon është i jashtëzakonshëm dhe do të përfundojë javën e ardhshme. Kemi pesë ditë për t’u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve. Ne përballemi me një ekip jashtëzakonisht me përvojë, por kjo është në rregull. Humbja e ligës sot rriti dëshirën për ta rregulluar javën e ardhshme”, ishin fjalët e gjermanit.
Real Madridi dhe Liverpooli do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën (28 maj), në orën 21:00.