Plas gallata me Osmanin: “Me na ardh në Shipkovicë ky korona, xhi t’i bojm?”

Gatishmërinë e Bujar Osmanit gjoja për të shkuar edhe në Shipkovicë si mjek për të ndihmuar,shumë banorë të këtij fshati më tepër e shohin si propagandë për pika politike, se sa si gatishmëri të sinqertë të tij.
“Me na ardh në katund ky korona, xhi ti bojm”?, ka pyetur me ton komik në facebook një banor i Shipkovicës, duke postuar fotografinë e Osmanit.
“Vendosni maskat”, është përgjigjur një shok i tij.
Ka pasur edhe ide tjera.
“Dja lishojm aroshen, ajo e driton, di xhi bon”, ka propozuar një banor tjetër, por ky propozimë shtë vlerësuar si shumë “ekstrem”.
“Veç ta çojmë doni pritk të na bëjë, do na duhen për groshën”, ka propozuar një tjetër shipkovicas, ide e cila është vlerësuar më praktike dhe e cila do të shqyrtohet.
Banorët poashtu janë interesuar nëse Bujar Osmani do të shkojë i vetëm në Shipkovicë, apo bashkë me “krietarin”.

(Autogoli është rubrikë për humor dhe satirë politike)