Komisioni për Antikorrupsion: Epidemia shton rrezikun për rritje të korrupsionit

Komisioni për Parandalim të Korrupsionit (KPK) përmes një kumtese vlerëson se në kushte krize rritet rreziku për korrupsion, bazuar në krizat e përmasave mët ë vogla si në Maqedoni, poashtu edhe në vende tjera.
“Nisur nga kjo, do t’i kushtohet vëmendje furnizimeve publike, distribuimit të ndihmës shtetërore dhe donacioneve, s dhe punës së inspektorateve”, thuhet në kumtesën e këtij Komisioni.

Anëtarët e komisionit presin që institucionet të bëjnë gjithçka që është e mundshme, që në procedurat e brendshme që shkruhen në bazë të Dekreteve me fuqi ligjore të inkuadrohen edhe mekanizma adekuate antikorruptive, duke u nisur nga parimet e etikës, paanshmërisë dhe transparencës, transmeton Gazeta Lajm.
“Në mënyrë plotësuese presim të mbahet evidencë publike për pranuesit e ndihmës shtetërore (në baza të ndryshme) dhe donacioneve, furnizuesit në furnizimet publike dhe subjektet për verifikime inspektuese.
Komisioni për antikorrupsion poashtu porosit bartësit e detyrave të ndryshme në institucione shtetërore që interesin e tyre personal ose familjar mos ta vendosin mbhi interesin e qytetarëve të cilëve duhet të ju shërbejnë.