Plani i Barcës për Ansu Fati – lojtari nuk do të startojë asnjë ndeshje këtë sezon

Barcelona ka një plan interesant për spanjollin e ri, Ansu Fati.

Sulmuesi premtues i Barcelonës, Ansu Fati nuk pritet të startojë në asnjë prej katër ndeshjeve të mbetura të Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Plani është që lojtari të luajë nga 15-20 minuta për secilën ndeshje – përfshirë ato ndaj Betis dhe Celta.

Nëse nuk ka ndonjë telashe në dy ndeshjet e radhës, ai mund të aktivizohet për 30 minuta ndaj Getafe.

Ansu Fati u kthye mbrëmë në fushën e blertë në fitoren ndaj Mallorca, pas një mungese më të gjatë.