Man United bëhet gati të transferojë Declan Rice

Manchester United do të tentojnë transferimin e yllit të West Ham United, Declan Rice.

“Djajtë’ janë në përpjekje që gjatë afatit kalimtar të forcojë pjesën ofanzive dhe defanzive të ekipit.

Rice do të ishte një opsion joshës për United duke marrë parasysh se ai mund të luaj edhe si qendërmbrojtës por edhe si mesfushor defanziv.

Rice do të mund t’i hynte në punë strategut holandez, Ten Had edhe në rolin e mesfushorit defanziv në rast të largimit eventual të Paul Pogba.

Megjithatë, deri më tani asgjë konkrete nuk ka pasur sa i përket kontakteve te Manchës me West Ham ose edhe me vet Declan Rice.