Plani “B” i Ahmetit për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Zëvendëskryeministri i parë nga radhët e BDI-së, Artan Grubi, mbrëmë në “Click Plus” në TV21 ka theksuar se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka plan B për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Zoti Ahmeti ka nisur një iniciativë, e cila është dorëzuar në Bullgari, por edhe në vende të tjera të BE-së. Është një iniciativë, një ide e një deputeti të mazhorancës, këtë e kemi diskutuar me kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të qeverisë por edhe me miqtë ndërkombëtarë, për të arritur një formulë të ngjashme si me anëtarësimin tonë. në NATO”, tha Grubi.

Ai theksoi se ky është rasti i njëjtë si në vitin 2008 në Bukuresht ku u theksua se në momentin që të zgjidhet çështja e emrit, Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s, siç edhe ndodhi.(INA)