Plagosja në “East Gate”, Spasovski: Larje hesapesh mes grupeve kriminele, i kemi shpallur luftë këtyre strukturave që për 30 vjet i ka krijuar dikush

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i quajti “larje hesapesh mes grupeve kriminele” gjuajtjet e djeshme në “East Gate Mall” në Shkup, shkruan TV21. I pari i policisë thotë se po merren masa dhe se i kanë shpallur luftë këtyre grupeve që sipas tij janë krijuar në 30 vjetët e fundit.

“Fillimisht, që është larje hesapesh mes grupeve kriminele, është larje hesapesh mes grupeve kriminele dhe dihet saktë edhe “bekgraundi” i personit ndaj të cilit është gjuajtur dhe konfliktet që i kanë . Praktikisht, këta grupe kriminale që janë shpërbërë në të shumtën e rasteve, për të cilët unë kam njoftuar më herët, në shumë operacione që i kemi ndërmarrë, çdo ditë. Jeni dëshmitarë që vetëm në muajin e fundit kemi arrestuar 3 persona, si pjesë e grupit që janë pjesë e aksionit “Malet”, e kështu me radhë, flet për një shkallë të lartë të angazhimit dhe për konfrontim të këtyre grupeve kriminele, që për 30 vjet dikush i ka krijuar. Tani kemi shpallur luftë joselektive kundër këtyre strukturave kriminele dhe nuk do të ndalemi këtu”, tha Spasovski.

Spasovski tha se është krijuar Shtab i Veçantë për rastin në fjalë.

“Në lidhje me incidentin, do të thotë tashmë në mënyrë aktive punohet që nga mbrëmja e djeshme, në lidhje me…do të thotë është formuar Shtab i Veçantë në SBP-Shkup, janë përfshirë departamentet të krim policisë, forenzikës. Departamenti për Krim të Organizuar dhe kështu me radhë. Të gjithë së bashku po mbledhin të dhëna, informata, fakte, bashkë me Prokurorinë, me qëllim që të vërtetohen faktet dhe të mund të gjendet kryerësi i veprës, por edhe motivet në lidhje me këtë ngjarje”, tha Spasovski./tv21.tv