“Pista” Al Nassr ende e diskutueshme për Ronaldon – portugezi ende nuk ka vendosur përfundimisht

Ndonëse u raportua ditë më parë se Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Evropa, këta zëra duket se po ngecin në pengesa.
Sipas gazetarit Santi Aouna, lojtari parimisht është dakord për një lëvizje në Arabinë Saudite dhe një kontratë prej 200 milionë euro në sezon është në tavolinë, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja e ofruar nga Al Nassr është deri në vitin 2025.

Mbetet të shihet nëse CR7 do ta realizojë një lëvizje të tillë.