Marotta për Lukakun: Ai është i lumtur këtu

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, ka folur në lidhje me situatën e Romelu Lukakut tek Interi.
Futbollisti është i liruar në formë huazimi nga Chelsea, transmeton lajmi.net.

Ndonëse ishte një rikthim me shumë bujë, belgu nuk arriti të tregonte shumë nga potenciali.

Gjithsesi, sa i përket dëshirës për qëndrim në “Giuseppe Meazza”, nuk duket se ka dyshime

“Ne e dimë se Romelu e do Interin, ai e do klubin. Ne mund ta ndiejmë këtë”, thotë Marotta për Sky Sport.

“Ai është i motivuar për të bërë gjëra të mëdha, ai po punon që të kthehet në formë të mirë sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Marotta.