Piskamat e humbjes

Shkruan: Adnan Azizi

Sa e thellë e madhështore ishte fitorja e Lëvizjes Besa, por edhe sa e dhimbshme shfaqet humbja e BDI-së, mund të shihet nga klithmat me tërbimim dhe piskamat që lëshojnë funksionarët dhe kreu i BDI-së, të cilët si asnjëherë tjetër ndjejnë lamtumirën nga skena politike.
Kjo shfaqje bëhet përmes portalit, i cili u qëndron besnik pazareve të bëra si kompensim dhe për lajmet e shpifura u fal gjithçka në këmbim të lëmoshë-parave të fituara pa djersë.

Hingëllimat e përçuara përmes TS-së, të orkestruara nga zv. kryministri, i cili në vazhdimësi u dërgon porosi institucioneve që çdo kontakt, i cili vjen nga komuna e Tetovës patjetër të kalojë në kabinetin tij, sepse ai do merret personalisht me Tetovën.

Dyftyrësia e Ali Ahmeti se ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Komunën e Tetovës, demaskohet që në javën e parë, ku në mënyrë antiligjore dhe antinjerëzore, bëhet shkelje drastike të ligjeve dhe në fillim të vitit shkollor uzurpohen hapësirat e ish Shkollës së Mesme të Mjeksisë në shenjë hakmarrje për humbjen në Tetovë.

Kjo qasje ndaj Tetovës u pa edhe me vërshimat nga moti i keq, kur Qeveria në mbledhjen e mbajtur nuk e përmendi aspak Tetovën dhe nuk ofroi asnjë ndihmë dhe e la komunën vetë të ballafaqohet me pasojat bashkë me tetovarët.

Kjo është porosia e vërtetë e Qeverisë, për tetovarët dhe asesi premtimet e mveshura me petkun e gënjeshtarëve të Ali Ahmetit se gjoja do të ndihmojë të gjitha projektet e Tetovës.

Ne paralajmëruam në fushatë se duhet kuptuar taksativisht të kundërtën : ” Tetovë përgaditu për goditje të njëpasnjëshme nga Qeveria, e cila në shenjë hakmarrje do të ndëshkojë tetovarët” !

Pavarësisht “luftës” së shpallur nga BDI, ne Tetovën do ta ndërtojmë.