Shkruan: Florian NESIMI
Marrëveshjen e Ohrit, me të dyja këmbët, vazhdimisht dhe për çdo ditë, e kanë shkelur pikërisht ata që për 22 vjet ishin në pushtet. Ata i kanë shkaktuar dëmin më të madh Marrëveshjes së Ohrit.
Duke lexuar Aneksin B të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, hasa në një pjesë ku thotë se Kuvendi duhej të miratonte legjislacionin e ri për përdorimin e gjuhëve deri në përfundim të mandatit të përbërjes së atëhershme të Kuvendit, pra deri në vitin 2002.
Ligji me të cilin pretendohet se është zyrtarizuar gjuha shqipe është miratuar në vitin 2018, pra pas plot 16 vitesh vonesë.
Dhe tani parashtrohet pyetja se kush mban përgjegjësi për këtë vonesë 16-vjeçare?



