Pirlo: “Morata e gjeti te Juve atë që i mungonte te Atletico”

Alvaro Morata duket se ka rilindur.

Sulmuesi spanjoll po gëzon një formë fantastike në Serie A me Juventusin.

Sipas trajnerit Andrea Pirlo, kjo falë vetëbesimit që i është kthyer spanjollit, diçka që i mungonte sa ishte pjesë e Atletico Madridit.

“Alvaro është shumë i fortë, ndaj edhe e kemi marrë. Kohët e fundit i kishte munguar vazhdimësia e besimi, të cilat i ka gjetur te ne dhe po tregon veten plotësisht në fushën e lojës”, u shpreh Pirlo.

Morata deri më tani ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje me fanellën e Juves.