Isco dhe Khedira në Everton, Ancelotti ia hap derën: “Ata janë fantastik…”

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka vetëm kujtime të mira për Iscon e Real Madridit dhe Sami Khedirën e Juventusit.

Ai ka punuar me të dy te Real Madridi dhe tani ka spekulime se mund t’i bashkohen italianit në Angli te Evertoni.

“Isco është spekulim nga mediat”, tha Ancelotti. “Nuk është spekulim që vjen nga ne brenda”.

“Nuk jemi duke folur për tregun në këtë kohë, po flasim për problemin që kemi dhe jemi duke punuar për ta zgjidhur këtë problem”.

“Isco ka qenë lojtari im te Real Madrid dhe ka qenë lojtar fantastik. Ai është lojtar i Real Madridit”. “Kam kujtime të mira me Sami Khediran, ai ishte me mua te Real Madridi dhe ka qenë profesionist i vërtetë. Do të doja të punoj sërish me të”.