“Pikturë” nga Fifi dhe Gent Fatali publikohet sonte në ora 18:00

Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut.

Ajo është krijuese e shumë hiteve të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ditë më parë ajo ka paralajmëruar për projektin e saj të radhës e i cili është një bashkëpunim.

Kësaj radhe ajo ka bashkëpunuar me Gent Fatalin.

Projekti titullohet “Pikturë” dhe publikohet sonte në orën 18:00.

Ky projekt i Fifit vjen pas atij me Dj Dagz dhe Dj Pm i titulluar “Hana”.