Pikon kulmi i Teatrit Shqiptar në Shkup për të cilin u harxhuan miliona euro (Foto)

Rikonstruimi i teatrit Shqiptar në Shkup u bë histori në vete. Zgjati me vite, u shkelën disa afate të premtuara dhe u harxhuan miliona euro për renovimin e tij. E lëre që u vonua e u harxhuan milion euro, por si duket edhe punët në të janë bë shkel e shko, transmeton Gazeta Lajm.

Kështu mund të konstatohet së paku në bazë të një fotografie që ka publikuar drejtori i ri i teatrit, Ylber Murtezi i emëruar para disa javësh. Fotografia tregon se pas reshjev të borës ka pikuar kulmi edhe atë mu në skenën e Teatrit.
“Objekti i ri- Teatri Shqiptar. Skena me ujë nga kulmi. Turpi ska fund”, ka komentuar Murtezi, sikur paralajmëron hetime dhe revizion për harxhimet e bëra gjatë rikonstruimit.