Pika kufitare Bellanoc-Stançiq do të hapet nesër (VIDEO)

Pika kufitare Bellanoc-Stançiq, do të hapet nesër në ora 11:00, njofton gazeta LAJM. Pas shumë zvarritjeve, nga nesër në mënyrë zyrtare do të fillojë të funksionojë kjo pikë kufitare që lidh Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, duke shkurtuar në mënyrë të ndjeshme distancën mes Kumanovës dhe Gjilanin. Në këtë mënyrë do të eliminohen barrierat e lëvizjes për banorët shqiptarë të këtij rajoni që u vendosën pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Në ceremoninë zyrtare të hapjes së pikës kufitare pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetëror si dhe përfaqësuesit shqiptarë në qeveri. Gazeta Lajm muaj më ka realizuar një reportazh me banorët e kësaj zone kufitare të cilët kanë thënë se prej vitesh janë të izoluar dhe kanë shumë vështirësi gjatë lëvizjes për shkak të mungesës së pikës kufitare. Në videon më poshtë mund të ndiqni reportazhin e realizuar në fshatrat Bellanoc dhe Stançiq./Gazeta LAJM

Banorët e Kumanovës dhe Gjilanit në pritje të kufirit Bellanoc-Stançiq (Video)

Banorët e Kumanovës dhe Gjilanit në pritje të kufirit Bellanoc-Stançiq (Video)

Posted by Lajm TV on Tuesday, November 19, 2019