Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, diskutohet për ligjin e mediave

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare ku do diskutojë projektligje të rëndësishme si kthimi i dekretit të Presidentit për ligjin e mediave audiovizive, interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe projektligjin për dhënien e amnistisë.

Kuvendi i Shqipërisë në seance plenare të datës së sotme ka në rendin e ditës interpelancë urgjente kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Një tjetër pikë e rëndësishme që do diskutohet sot në Kuvend është dhe akti normativ për disa shtesa ne ligjin për tatimin mbi te ardhurat si dhe akti normativ për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2019”.

Po ashtu në rendin e ditës sot të Kuvendi është dhe shqyrtimi i dekreti të Presidentit për kthimin e ligjit për mediet audiovizive si dhe dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për komunikimet elektronike.

Gjithashtu Kuvendi sot do diskutojë për projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, projektligjin për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare, si dhe projektligji për dhënien e amnistisë.