Petkovski: Maqedonasit e mbrojnë Putinin për shkak se kërkojnë një lider që do t’i mbrojë

Kryetari i Partisë së re Social Demokrate, Tito Petkovski u shpreh se maqedonasit e madhërojnë presidentin rus, Vladimir Putin në rrjete sociale për shkak se kërkojnë lider që do t’i mbrojë dhe që do të kundërshtojë padrejtësitë e perëndimit.

“Vetëm në këtë aspekt mbështetet Putini. Njeriu ynë kërkon udhëheqhës, lider që do të mbrojë dhe do të hap perspektiva dhe për këtë arsye kërkojnë një autoritar. Për këtë shkak ka sukses Vuçiqi në Ballka, ai është autoritar. Të mbani për 30 vjet një vend të vogël si Maqedonia me dyer të mbyllura, ju thjesht nuk mund ta duani BE-në”, u shpreh Petkovski.

Ai thotë se vet perëndimi jep shembuj jo të mirë me sanksionet ndaj Rusisë dhe se luftën ekonomikë do ta paguajnë shtrenjtë qytetarët.

“Me asnjë argument nuk mund të arsyetohet sjellja e perëndimit ndaj sanksioneve që i vendos Rusisë”, tha Petkovski duke shtuar se Maqedonia duhet të ketë politikë të pavarur dhe jo t’i ndjek interesat e huaja.