Petkoviç sulmon Rada Trajkoviçin, e krahason me Kurtin

Shefi i delegacionit serb në bisedime Petar Petkoviç ka reaguar në deklaratën e kreut të Këvizjes Evropiane Serbe për Kosovë Rada Trajkoviç duke thënë se ajo  “sulmon me forcë sikurse shefi i vetë Lurti dhe kanë të njëjtën amësi ideologjike për fajësim të Beogradit për eskalimin e krizës”, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, ajo pranon se “për te Kosova është e shkëputur nga Serbia dhe me miqtë Kurtin e Sfeçlen kriminalizon serbët, që po mbrojnë drejtat e veta dhe përgatit terrenin për dhunë dhe aksione kundër serbëve”.

Petkoviç përsëriti frazën e zakonshme se Beogradi po bënë çdo gjë për ruajtjen e paqes.

“Por, shteti e Vuçiç nuk do lejojnë përndjekjen e serbëve, sado që Rada të përpiqet të ndihmojë Kurtin në qëllimin që ka, Kosovën pa serbë”, tha ai.

Trajkoviç më herët në N1 theksoi se Kurti dhe Vuçiç janë fajtorët kryesor për situatën edhe eskalimin e krizës në Kosovë.

Ajo me atë rast ka kritikuar Vuçiçin se në Kosovë ka “instaluar mafinë në pushtet, të udhëhequr nga Veselinoviç, Radoiçiç dhe shefi i policisë Bojiç”, ndërkohë që ata tash dhjetë vite “punojnë në kriminalizimin e veriut dhe kanë krijuar rrjetën e tyre me njerëz”.