Petkov do të shkojë në Bruksel! Qeveria bullgare do të mbajë mbledhje në ora 15:00

Qeveria bullgare, sot në orën 15:00, do të mbajë mbledhje, kumtoi shërbimi për shtyp i këtij institucioni.

Në rend dite është shqyrtimi i raportit për miratim të pozicionit të Bullgarisë për pjesëmarrje në takimin e Këshillit evropian më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, përfshirë edhe qëndrimin e Bullgarisë për pjesëmarrje në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet nesër paradite.

Në të njejtën kohë u kumtua se kryeministri bullgar, Kiril Petkov do të udhëtojë drejt Brukselit në samitin BE-Ballkani Perëndimor, organizuar nga kryesimi francez me BE-në, pas çka do të pasojë takimi i shefave të qeverive të vendeve të BE-së.