Pesë viktima dhe 807 raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.312 teste të kryera janë regjistruar 807 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 314 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 5 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 104.548 raste, prej të cilëve 92.189 janë shëruar, kurse 3.156 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8.720 raste aktive 9.203.