Filipçe nuk përjashton mundësinë për masa shtesë anti-virus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas rastit të Zanzibarit dhe pas analizës epidemiologjike, nuk e përjashton mundësinë që të kërkojnë masa shtesë anti-Covid.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse në përputhje me pasqyrën epidemiologjike dhe analizës së Institutit për shëndet publik, nuk e përjashton mundësinë që të rekomandojnë masa të reja me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së mëtejme të Covid-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton TV21.

Nga atje apelojnë që qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet për mbrojtje, siç janë mbajtja e maskës, mbajtja e higjienës së duarve dhe distancës fizike.

Ndërkaq ka njoftuar gjithashtu se tashmë do të propozojë zbatim të karantinës 14-ditore për të gjithë ata që vijnë nga shtetet jugoafrikane, kjo për shkak të paraqitjes së llojit të ri të virusit./TV21