Pesë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël pranë aeroportit të Virxhinias

Katër të rritur dhe një i mitur kanë gjetur vdekjen kur një aeroplan i vogël u rrëzua pranë aeroportit Ingalls në Virxhinia.

Sipas mediave të huaja, aeroplani – një IAI Astra 1125 me dy motorë – u rrëzua pranë aeroportit në Bath County rreth orës 15:00 sipas kohës lokale.

Policia tha për pesë të vdekurit, njëri ishte piloti, tjetri ishte oficeri i parë dhe tre të tjerët ishin pasagjerë.

Ndërkohë thuhet se njëri nga pasagjerët ishte një fëmijë, me gjasë i moshës 5-7 vjeç.

Aeroplani, i përshkruar nga policia si një aeroplan privat, u rrëzua në pyll dhe u përfshi nga flakët pas përplasjes, thanë autoritetet.

Autoritetet kanë thënë se pasi kanë marrë një telefonatë rreth një aksidenti, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.