Pesë modele flokësh që po preferohen shumë këtë dimër

Megjithatë, ka disa modele të bukura që nuk do t’ju marrin shumë kohë dhe mund t’i bëni shumë thjesht.

Këto janë 5 modelet e flokëve, të frymëzuara nga VIP-at, që po preferohen shumë këtë dimër.

Bisht në majë të kokës

Ariana Grande nuk i ndahet këtij modeli flokësh prej vitesh, por këtë sezon edhe shumë VIP-a të tjerë e kanë pasur të preferuarin e tyre.

Bisht në fund të kokës

Edhe ky lloj bishti është shumë trendy për momentin. Është edhe më i thjeshtë për t’u bërë se bishti në majë të kokës dhe duket bukur pavarësisht nëse flokët i mbani të drejta, me onde apo kaçurrela.

Bob në shumë variante

Gjatë verës modeli Bob bëri namin, por edhe gjatë dimrit vajzat po çmenden për të. Ende nuk e keni provuar? Çfarë prisni?

Shumë të shkurtër

Nëse dëshironi të eksperimentoni me flokët e shkurtër, ky model është perfekt. Për më tepër, flokët e shkurtër nuk duan aq përkujdesje sa ata të gjatët.

Për më të guximshmet, gërshetat e vegjël

Nëse dëshironi t’i mbani flokët të gjatë, por nuk keni shumë kohë në dispozicion për t’u marrë me ta, konsiderojini gërshetat e tillë