Kosova i vret pleqtë e vet!

Kimete Berisha

– Pa pikë morali, lëre që pleqnia, rrudhat dhe lodhja gjykohen ashpër nga shoqnia dhe nga mediat;

– Lëre që ekziston një numër frikshëm i madh i shqiptarëve gerontofobë, që kanë frikë irracionale nga plakja dhe averzion e urrejtje për pleqninë;

E lëre ti që mosha për shqiptarët është ‘turp’ dhe ‘dështim’;

– E që me qenë plak ose plakë do të thotë për shqiptarët ‘vdekje’, por edhe shteti përveç gazetave, që kurrë nuk mirren me pleq, veç me seks bomba derisa ato të shpërthejnë;

Pleqtë ‘vriten’ për çdo gjashtë muaj, shteti i detyron të lajmërohen në zyrat e vendit që janë gjallë, për pesë pare pension.

Shtet i Ri që i urren pleqtë.
Pa kurrfarë morali.