Përzierja në punët e brendshme të Shqipërisë!?

Daut DAUTI, Londër

Deklarata e Violës nuk mund të kalohet lehtë. Është deklaratë që neve fytyrës na e përplasë një të vërtetë që ne e fshehim. Pas kësaj deklarate të kamufluar fshihet një anti-shqiptarizëm i palogjikshëm që nuk është zbulim i Violës. Ky anti-shqiptarizëm ka lindur në fillim të shek XIX në ideologjinë fashiste pan-sllave e cila e ka qenë e mbështetur nga liberalizmi i shek. XIX. Këtë të keqe Viola vetëm e bartë në ditët e sotme.
Nuk ka të bëjë me votimin e Albin Kurtit në Shqipëri. Këtu dëshirohet që ne të mendojmë se aplikimi i një veprimi normal (votimi) është përzierje në punët e brendshme të Shqipërisë që është një shtet i huaj për banorët e Kosovës. Tendenca është që Shqipëria për Kosovën të konsiderohet njësoj e bile edhe më larg se Serbia. Ky votim merret vetëm si shkak që na e përkujton se qëndrimi anti-shqiptar ende është prezent.
Anti shqiptarizmi në Kosovë ka qenë gjithmonë prezent dhe ai është institucionalizuar fuqishëm pas vitit 1999 mg UNMIK-u, OSBE dhe organizatat tjera ndërkombëtre që për detyrë kishin shtypjen e ndjenjave patriotike-nacionaliste të shqiptarëve. Madje, pas këtij viti këto organizata ndaj nacionalizmit shqiptar kanë qenë më pak tolerante se regjimi komunist i RSFJ-së. Politika anti-shqiptare e UNMIK-ut dhe e organizatave tjera ka qenë më e suksesshme se ajo e RSFJ-së. Anti-shqiptarizmi sot shihet i manifestuar nga individi në mediat sociale por edhe ‘intelektualët’ në ato ‘main stream’ në Kosovë. Shtypi i Kosovës as në RSFJ, që e kishte për detyfë të vepronte kundër Shqipërisë, nuk ka vepruar sikur që vepron sot. Kjo është arsyeja që në Kosovë deklarata anti-shqiptare e Violës sot mbështetet me të madhe dhe pa turp. Me këtë rast partitë politike opozitare e kundërhtojnë situatën duke i ngritur flamujt partiakë e duke e flakur anash atë kombëtar.
Tashti është krijuar një armatë e konsiderueshme e anti-shqiptarëve në Kosovë dhe kjo më nuk është çështje e disa injorantëve dhe idiotëve. Është më shumë se kaq sepse fara që mbolli UNMIK-u, ka dalë në sipërfaqe dhe po shkon t’u u rritë. Ky është një qëndrim që insiston që Kosova ta trajtoj Shqipërinë sikur gjatë periudhave deri më 1999. Pra, edhe të mendosh për Shqipërinë është ‘përzierje’.
Por, duhet ta mbajmë në mend se asgjë, absolutisht asnjë veprim i shqiptarëve të Kosovës nuk është përzierje në Shqipëri dhe anasjelltas. Madje, edhe intervenimi ushtarak i Shqipërisë për ta ‘okupuar’ Kosovën nuk do të ishte përzierje ose anasjelltas. Ndoshta për këtë shkak nuk i lejohet Kosovës të bëjë ushtri të fuqishme kurse ajo e Shqipërisë është vënë nën kontroll. Nëse mendojmë pak për këtë punë, shohim se nuk është e vështirë përgjigjja.

P.S. Shkrimi eshte marr prej facebook-ut të publicistit Daut DAUTI