Përplasje dhe skandale në AKI/ Analisti nga Amerika zbardh detaje: Ky gjest i ulët i Ramës ndaj Kurtit zbulon gjithçka!

Para pak ditësh, me kërkesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) i ka shpallur “non grata” dy diplomatë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

“MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së”, deklaroi presidentja Osmani.

Natyrisht, ky vendim nxiti reagime të mëdha, sa që lidhur me këtë reagoi edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

E lidhur me dëbimet e dy zyrtarëve rusë nga Kosova ka folur analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Ai këtë e vlerësoi si një zhvillim pozitiv dhe të domosdoshëm, derisa tha se ky është një hap kundër ndikimit rus në Kosovë.

“Me kërkesë të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Ministria e Punëve të Jashtme ka shpall persona “non grata” dy zyrtarë të Rusisë, që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, ky është një zhvillim i mirëpritur e pozitiv, i domosdoshëm dhe inkurajues, dhe në vije me zhvillimet e NATO-s kohët e fundit, dhe me aktivitetet ilegale ruse gjithandej Evropës si dhe në Ballkan. Pra, është një hap kundër ndikimit rus në Kosovë, dhe njëkohësisht konsolidimit të agjencisë që merret me çështje sigurie të vendit tonë”, deklaroi analisti.

Kurse, Bekteshi reagimin e ish-ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj e cilësoi si tragjikomik. Në këtë rast, ai e paralajmëroi ish-ministren se Rusa është në gjendje të bëjë diçka ë vogël, vetëm për të marrë diçka të madhe.

“E menjëhershme dhe tragjikomike ishte paraqitja e ish MPJ M. Haradinaj, pas reagimit rus, duke e bere valid një fakt pa vlere duke postuar një mesazh ne Tëitter: “Nëse Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë pse kjo notë verbale më 27 nëntor të vitit të kaluar iu adresua ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe jo UNMIK-ut?” Pra, ish Ministrja e PJ Haradinaj, ka harruar se Rusia është ne gjendje të bëjë diçka të vogël si kjo ( Ministry of Foreign Afaristë of the Republic of Kosovo) për të marr diçka të madhe, ajo harron se atëherë kryetar ishte Thaçi dhe KM Hoti të interesuar se si të mbajnë pushtetin derisa rusët punonin lirshëm si në shtëpi të vetë. Fatmirësisht, ato aktivitete ilegale që cenonin sigurinë e shtetit i ndali presidentja, tani”, theksoi ai.

Në vazhdim, analisti tha se institucionet e inteligjencës në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni janë cak i agjentëve sekretë, pasi ato nuk i kanë të zhvilluara profesionalisht agjencitë e inteligjencës dhe janë shtetet më të varfra të Evropës.

“Ka kohë që flitet në qarqet e inteligjencës, se Shkupi, Prishtina dhe Tirana janë “parajsa” për veprim të këtyre agjencive dhe kjo për disa arsye: Shtetet përkatëse ballkanike s’i kanë të zhvilluara profesionalisht agjencitë e tyre të inteligjencës, janë shtetet më të varfra të Evropës, andaj edhe rekrutimi i agjentëve në këto vende është i dëshirueshëm nga vendasit, me bollëk dhe i lirë duke përfshirë këtu edhe infiltrimin e agjenturave të tyre në agjencitë vendore. Agjencitë e huaja vendosen në këto vende ballkanike me emërime legale, qoftë edhe duke regjistruar edhe afarizëm, por me detyra specifike të inteligjencës ne interes të vendeve të tyre dhe në dëm të vendeve nikoqire”, nënvizoi Bekteshi.

Ndërsa, sa i përket agjencive inteligjente të Shqipërisë, ai tha se nuk mbahet mend të jetë zbuluar ndonjë rast, ku më së miri e përshkroi situatën me një fragment të Ismajl Kadaresë.

“Shqipëria ( agjencitë zbulim, kundërzbulim) nuk mbahet në mend të kenë zbuluar ndonjë aktivitet sinjifikativ të huaj që ta marr veshë qytetari i rëndomte që nga koha e komunizmit dhe me të drejtë ankohet edhe Kadare në ditarin e tij ‘Ra ky mort e u pamë’. “… Ka edhe më keq ndërmjet ushtarakeve nga Shqipëria, mund të jetë futur agjentura ruse. Rrjeti Sovjetik i spiunazhit as është zbuluar e as s’është dëmtuar ndonjëherë në Shqipëri. Çështja e Kosovës e ka ringjallur dhe ripërtërirë, me siguri, atë”(rrjetin rus)”, përmendi ai.

Tutje, ai përmendi disa zbulime inteligjente në Kosovë, ndër to zbulimi për eksplodimin e një mjeti shpërthyes që u në oborrin e Zyrës Civile Ndërkombëtare.

Po ashtu, Bekteshi rikujtoi edhe procesin që u zhvillua pas zbulimit të këtyre informacioneve, ku u përfshi edhe agjencia franceze e inteligjencës DGSE dhe agjentët gjermanë.

“Në Kosovë, pas pavarësisë zbulimi inteligjent që bëri bujë është eksplodimi me datë 14 Nëntor, 2008 i një mjeti shpërthyese që u hodh në oborrin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) të drejtuar nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Pieter Faith, e që Agjencia France-Presse (AFP) qe ndër të parat të raportoj lajmin. Prezenca e EULEX-it në Kosovë nuk përfshinte edhe njohjen e pavarësisë që ia shohim sherrin edhe sot e kësaj dite për shkak të paaftësisë së politikanëve shqiptar.

Për këtë shpërthim në fillim u burgosen tre agjentë gjerman të BND-së si të dyshuar për eksplodimin por më vonë u lëshuan për shkak së mungesës së fakteve. Gazeta Bild sulmin me bombë e quajti “Vepër e një fraksioni anti-BE të kosovarëve”. Një grup i panjohur shqiptar i quajtur “Armata e Republikës se Kosovës -ARK” e mori përgjegjësinë e shpërthimit por as nga kjo nuk doli gjë. Atë botë flitej, spekulohej, se agjencia franceze e inteligjencës DGSE i zbuloi agjentët gjermanë për ti komprometuar. Megjithatë, njerëzit e brenda EULEX-it “dyshojnë për një intrigë politike të Ballkanit””, shpjegoi analisti.

Gjithashtu, ai nuk harroi ta cek edhe skandalin e AKI-së ku u dyshua se një zyrtar ka ka zbuluar informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës, e që prokuroria e kualifikoi si vepër penale.

“Kohët e fundit disa skandale kanë ndodh në AKI: Ditë më parë është arrestuar një ish-punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), nën dyshimin se ka zbuluar informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara”, dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” etj. që Prokuroria Themelore ne Prishtine i kualifikon si vepra penale të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera Bekteshi.

Krahas kësaj, analisti nga Amerika komentoi edhe skandalin në të cilin u përfshinë disa zyrtarë të AKI-së në lidhje me rastin ‘Syri i Popullit’, ku tha se kjo është një qasje e ngjashëm si Komunikata 59 e shpifur gjatë luftës për luftëtarin e orëve të para, Gani Gecin.

“Citoj: “Një hulumtim i Paparacit ka zbuluar skandalin më të madh të përfshirjes së AKI-së, Prokurorisë në veprime që rrezikojnë rëndë sigurinë juridike në Kosovë. Ish-prokurori special, Sylë Hoxha në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë në këtë skandal. Dëshmitë e tyre janë bërë sebep që ish-presidenti, Hashim Thaçi ta akuzonte Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri Popullit””. (Lexoni shkrimin e Paparacit ne detaje te V. Kajtazi). Ky skandal ka një qasje të ngjashëm si Komunikata 59 e shpifur gjatë luftës për luftëtarin e orëve të para, Gani Gecin.

Shkarkimi i Vlora Hysenit: V. Hyseni ishte emëruar zv.drejtoreshë e AKI-së në shkurt të vitit 2019 me mandat pesëvjeçar nga Thaçi dhe Haradinaj. Nga Zyra e Kryeministrit është njoftuar se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë marrë vendim për shkarkimin e Hysenit. “…Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar…” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.”, rikujtoi analisti nga Amerika.

Në fund, ai tha se emërimi i ish-zëvendësdrejtueses së AKI-së, Vlora Hyseni si këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, ishte një gjest i ultë i Ramës dhe kësisoj shkakton dyshime për lidhjet e tij me Vuçiqin dhe rolin e tij për shkëmbim kufijsh në përkrahje të Thaçit.

“Për çudi, Kryeministri Edi Rama e emëron si këshilltare Vlora Hyseni, ish-zëvendës drejtuesen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës që s’është as etike karshi Kosovës që të punosh me dikë që është shkarkuar nga Kryeministri. Ky gjest i ulët i Ramës është i paprecedent dhe lë për të dyshuar për lidhjet e tij me Vuçiqin dhe rolin e tij për shkëmbim kufijsh në përkrahje të Thaçit. Kjo është edhe një pabesi e Ramës ndaj Kosovës dhe për këtë Kurti është dashur të bisedoj/protestoj në mënyrë interne ose publike për këtë çështje te ndjeshme”, përmbylli Ramazan Bekteshi, përcjell “Bota sot”.