Shokuse! “Gjarpri ka qëndruar në krye të kësaj bande – përgatiti skenarin për eliminimin e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës”

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë dhënë një deklaratë shokuese në rrjetet sociale.

Kjo familje, përmes një postimi në facebook, shkruajnë se, Hashim Thaçi ka qëndruar në krye të bandës, siç e quajnë ata të AKI-së.

Familja Imeri tutje shkruan se, Thaçi ka përdorur mjete për të eliminuar figura të larta politike e ushtareke në Kosovë, gjatë luftës me SHIK-ut e pas luftës me AKI-në.

Ata shprehet se me AKI-në kanë bërë skenar për eliminimin e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.

Në këtë shkrim, familja Imeri, ish-presidentin Hashim Thaçi e përshkruajnë si figurë mafioze.

Shkrimi i plotë:

Skandalet dhe aferat e AKI-së, skandalet dhe aferat në sistemin e drejtësisë në përgjithësi janë një indikator se shteti i Kosovës ka qenë i kapur nga disa njerëz dhe në krye të kësaj bande ka qëndruar Hashim Thaçi.

Ai ka përodorë mjete të njëjta kundër kundërshtarëve të tij edhe gjatë luftës, dhe pas saj; me SHIK-un ka eliminuar figura të larta politike e ushtarake të Kosovës, tani pas luftës me AKI ka bë skenar për eliminimin e Albin Kurtit, Glauk Konjufces jo vetëm nga politika por edhe nga jeta.

Skenar me përmbajtje urrejtje dhe përndjekje ka organizuar me AKI edhe ndaj qytetarëve tjerë, të cilët ishin vokal kundër krimit të organizuar dhe zbardhjes së vrasjeve politike.

Gjarpri ka organizuar luftën speciale edhe ndaj prokurorëve amerikan të dhomave të specializuara, ka orkestruar në tërësi me institucionet e vendit edhe shpërbërjën e saj në vitin 2017.

Edhe dosjet që u sollen nga Serbia janë pjesë e punës së tij të pandalshme kundër Gjykates Speciale.

Pra të gjitha këto dhe shumë tjera që do të zbulohen në të ardhmen do të tregojnë ftyrën e vërtetë të një mafiozi të persosur që kishte pushtuar me intriga e ndërskamca të gjitha nivelet e pushtetit në Kosovë.