Raporti i KE-së për Maqedoninë: Ndotja e ajrit mbetet një shqetësim

epa08811036 Smoke raises from a factory over the capital Skopje covered by smog and pollution in Skopje, Republic of North Macedonia, 10 November 2020.Three weeks after the start of the heating season, fog, smog and pollutions returned to the capital of Northern Macedonia. Poor air quality, combined with the COVID-19 pandemic, complicates the health situation in Skopje. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Për sa i përket mjedisit hapësinor, KE vëren se kapaciteti administrativ në të gjitha nivelet mbetet i dobët, me burime të pamjaftueshme financiare për zbatimin dhe forcimin e legjislacionit ekzistues.

Për të përmirësuar koordinimin ndërsektorial dhe për të rritur burimet financiare me qëllim uljen e ndotjes së ajrit në nivel lokal dhe kombëtar, sipas Raportit të fundit të Progresit të Komisionit Evropian për vendin shtohet se është e nevojshme ngritja e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbetjeve, por edhe zbatimi i Marrëveshjes së Parisit, si dhe përshtatja e Strategjisë dhe ligjeve me kuadrin BE 2030.

Bashkimi Evropian promovon veprim të fortë klimatik, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit. Legjislacioni evropian përmban dispozita në lidhje me ndryshimet klimatike, cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, ndotjen industriale, kimikatet, zhurmën dhe mbrojtjen civile. Maqedonia e Veriut, sipas Raportit, ka një nivel gatishmërie në atë fushë.

“Është bërë përparim i kufizuar në fushën e ruajtjes së natyrës dhe ndryshimeve klimatike. Megjithatë, zbatimi në të gjithë sektorët mbetet një çështje shqetësuese. Vendi inkurajohet të lëvizë me ambiciozitet drejt Tranzicionit të Gjelbër, veçanërisht në kontekstin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Shumica e rekomandimeve të vitit të kaluar nuk janë zbatuar”,

theksohet në Raport.

Për sa i përket mjedisit, KE vëren se kapaciteti administrativ në të gjitha nivelet mbetet i dobët, me burime të pamjaftueshme financiare për të zbatuar dhe forcuar legjislacionin ekzistues.