Përmirësohet shëndeti i Papa Frannçeskut, nesër del nga spitali

Papa Françesku pritet të dalë nesër nga spitali Agostino Gemelli i Romës, ku u shtrua të mërkurën, njofton Vatikani.

Papa Françesku u shtrua të mërkurën në spitalin Gemelli në Romë pas vështirësive në frymëmarrje. Më vonë, ai u diagnostikua me bronkit, megjithëse Vatikani tha se shëndeti iu ishte përgjigjur mirë ndaj antibiotikëve.

Sipas një deklarate të Vatikanit, Papa hëngri pica së bashku me stafin mjekësor të enjten në mbrëmje dhe pas ngrënies së mëngjesit të premten lexoi disa gazeta dhe rifilloi punën.

Papa do të kryesojë ceremonitë fetare të Javës së Shenjtë Katolike për Pashkët, e cila nis më 9 prill.