Hetimi ndaj ish-presidenti Trump, reagon Biden

Joe Biden është pyetur për aktakuzën kundër paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë. I pyetur tre herë për një koment mbi çështjen kundër Donald Trump, presidenti tha: “Nuk kam asnjë koment për Trump”.

Biden sapo është larguar nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Misisipi.

Trump ka akuzuar Alvin Bragg, prokurorin e qarkut të Nju Jorkut, duke thënë se “ka bërë punën e Joe Biden” duke e paditur atë përpara zgjedhjeve të 2024.

Pak më parë, Bragg mbërriti në Gjykatën Penale të Manhatan.