Perisic nuk e planifikon rikthimin te Bayerni

Ivan Perisic është duke u lidhur me një ribashkim me Bayern Munichun në afatin kalimtar të janarit.

Anësori kroat po ka më shumë minuta te Interi në këtë edicion, derisa Bavarezt janë të interesuar ta kenë sërish në Allianz Arena.

Mirëpo sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Perisic nuk është i intersuar që të rikthehet te Bayerni.

Kroati e di se me kalimin te kampioni i Bundesligës, gjasat e tij për të luajtur do të ishin edhe më të vogla.

Kontrata e tij te Interi skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet nëse Interi do t’i ofrojë kontratë të re.

Nerazzurët pritet që së shpejti të konfirmojnë të ardhmen  e Perisicit, nëse do të kenë marrëveshje të re apo do ta lë të lirë të largohet.