“Amerikana”, Ledri Vula paralajmëron projektin e ri

Ledri Vula mbetet ndër reperët më të pëlqyer dhe më të kërkuar në vend.

Krahas angazhimeve me koncerte, reperi po punon edhe për projekte të reja, dhe një të tillë e ka paralajmëruar edhe së fundmi.

“Shihemi me Amerikana”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e një foto kur reperi shihet pranë një flamuri gjigant të Amerikës, i vedhur në të bardha.

Foto: Ledri Vula/Instagram

Fansat e tij ishin të shpejt për të komentuar, duke thënë se presin me padurim një projekt të ri nga ai.

Kujtojmë që kënga e fundit e Ledrit është “Copë copë” që erdhi në bashkëpunim me reperin Bardhi.

Foto: Ledri Vula/ Instagram

Ndryshe, mbrëmë (e premte) Ledri mori pjesë në spektaklin Big Brother VIP duke i bërë një befasi dy miqve të tij, DJ PM dhe DJ Dagz.