Përfundon raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, ja çfarë u vendos

Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës përfundojnë raundin e tretë të negociatave për luftën, thotë ambasada ruse. Sipas The Guardian takimi ka përfunduar me “zhvillime të vogla pozitive” në lidhje me korridoret e mundshme humanitare.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një negociator ukrainas konfirmoi se kishte pasur zhvillime të vogla. Bëhet fjalë për negociatorin Mykhailo Podolyak i cili tha se bisedimet nuk “përmirësuan ndjeshëm situatën” në tërësi.

Krijimi i korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e shkatërruara nga lufta ka rezultuar i vështirë ditët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për vazhdimin e bombardimeve të saj.

Civilë, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë gjatë përpjekjes për të ikur.