Për vete po ndajnë milionat për mbrojtje para Gjykatës Speciale, Grupin e Kumanovës e kanë harruar

Dren Shahini

Për vete po ndajnë milionat për mbrojtje para Gjykatës Speciale, pengjet e Kumanovës po vuajnë për një përqafim!
Grupi i Kumanovës duhet të mbështetet si të akuzuarit nga Gjykata Speciale
Po bëhen gati pesë muaj që patriotët e betejës së Kumanovës, nuk kanë pranuar vizita familjare në burgjet ku po mbahen si pengje lufte! I tradhëtuan, i paragjykuan e i denoi parapolitika!
Edhepse me Kushtetutë Kosova dhe Shqipëria obligohen të kujdesen për ta, askush s’po e qanë kokën!
I KEMI HARRUAR!
Thua se nuk janë tanët! Thua se, nuk e mbrojtën pragun dhe nderin e kombit!

-E çka po bënë Qeveria e Kosovës?

U ndanë miliona euro nga Buxheti i Kosovës për mbrojtje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale! Miliona euro edhe për familjet e të akuzuarve! Madje edhe për jashtëmartesorët! Po thuhet në emër të mbrojtjes së luftës çlirimtare! Mirë shumë.

E, a nuk janë vlerë çlirimtare edhe bijtë tanë dhe vepra e tyre, që po dergjen në kazamate si burgje të sllavo-maqedonasve?
A nuk ishin ata, të vetmit, që i qëndruan besnik betimit: “…për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare”?
Mbi të gjitha, shumica nga ta janë çlirimtarë të Kosovës! Komandatë e luftëtarë nga më të zotët! Nga ata që nuk fshiheshin në Zona të Lira, por sulmonin aty ku se priste armiku!

A NUK JANË QYTETARË, TATIMPAGUES, TAKSAPAGUES të këtij buxheti edhe familjarët e tyre?
Familjarë që u duhet të ndajnë nga buka e gojës për të paguar udhëtimin dhe për tu dërguar veshëmbathje çlirimtarëve!
A e dini more, që veç një udhëtim vajtje-ardhje u kushton mbi 100euro? Shto këtu edhe torturat psikologjike me pritje dhe sjellje poshtëruese nga autoritetet e burgjeve!
Çka dallon familja e një të akuzuari nga Gjykata Speciale nga familja e një të burgosuri nga parapolitika në Maqedoni?

President, Kryeministër, Ministër i Drejtësisë, Ministre e Punëve të Jashtme, Shoqata të dala nga lufta, sidomos ju Shoqata e Veteranëve! Dje ka qenë vonë, sot po ashtu, e nesër edhe më keq do të jetë nëse nuk e ktheni kokën kah të burgosurit tanë, në veçanti kah familjet e tyre!

Mos harroni! U mbrojt pragu dhe nderi i shqiptarisë! U mbrojt vlera më sublime e kombit tonë, çlirimi!
E ju, po poshtëroheni për pak, krejt për pak mbështetje e përkrahje edhe morale!

Lavdi përjetësisht herojve!