Për një javë kanë ndërruar jetë 124 persona me virus, 97 prej tyre ishin të pa vaksinuar

Në periudhën prej 15 deri 21 tetor kanë ndërruar jetë 124 pacientë me Covid-19, prej të cilëve mbi 78 për qind ishin të pa vaksinuar. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të vdekur në këtë periudhë 97 pacientë me kovid ishin të pa vaksinuar, ndërsa vetëm 27 e të vdekurve kanë marrë vaksinë dhe rivaksinë, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Një pacient ishte vaksinuar me Fajzer, dy me vaksinë Astra Zeneka, gjashtë të vdekur kanë marrë vaksinë Sinovak, ndërsa 16 pacientë kanë marrë vaksinë nga prodhuesi Sinofarm. Dy nga të vdekurit ishin të vaksinuar me vaksinën Sputnik V.

Ministria e Shëndetësisë informoi për moshën dhe sëmundjet kronike të cilat i kanë pasur pacientët, të cilët kanë ndërruar jetë me Covid-19, ndërsa ishin vaksinuar.

15 tetor

71 vjet sëmundje të zemrës
80 vjet sëmundjet e zemrës
75 vjet sëmundje kardiake DM

16 tetor

69 vjet sëmundjet e zemrës dhe diabeti
72 vjet me sëmundje të zemrës dhe sëmundje të tiroides
74 vjet sëmundjet e zemrës dhe diabeti
68 vjet sëmundjet e zemrës dhe obeziteti

17 tetor

87 vjet sëmundje kardiake dhe pulmonare
86 vjet sëmundjet e zemrës dhe diabeti
65 vjet sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e mushkërive dhe obeziteti
75 vjet sëmundjet e zemrës
80 vjet sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e mushkërive
63 vjet sëmundjet e zemrës
69 vjet sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e mushkërive
71 vjet sëmundjet e zemrës, sëmundjet pulmonare dhe diabeti
69 vjet sëmundjet e zemrës dhe obeziteti

18 tetor

68 vjet sëmundjet e zemrës
72 vjet sëmundje e mushkërive
80 vjet sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive

19 tetor

74 vjet sëmundjet e zemrës dhe obeziteti
83 vjet HTA ABI
81 vjet HTA

20 tetor

79 vjet HBI
79 vjet COPD dhe sëmundjet e zemrës
67 vjet sëmundjet e zemrës

21 tetor

93 sëmundjet e zemrës
89 vjet Sëmundja e mushkërive HTA

Ministria e Shëndetësisë e publikon informacionin javor për të vdekurit me Kovid-19 të cilët ishin komplet të vaksinuar, çfarë sëmundje kronike kanë pasur dhe sa nga të ndjerët me çfarë lloji të vaksinës ishin vaksinuar. Komplet të vaksinuar konsiderohen personat të cilët kanë marrë dy dozat e vaksinës, ndërsa nga rivaksinimi kanë kaluar më shumë se 14 persona.