Bilall Kasami: Në Çair mbështesim Bekim Salin (Video)

Lideri i Besës, Bilall Kasami, në emisionin Gara për Komunat në Klan M, është prononcuar rreth bashkëpunimit me opozitën shqiptare për rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Kur pyetët për zgjedhje lokale, Kasami e ka të qartë se me kënd do të bashkëpunojë.

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA

-Në Strugë do e përkrahni?
Patjetër!
-Në Gostivar?
Dihet, kryetarin aktual.
-Në Dibër? Ash-në?
Patjetër.
-Në Bogovinë?
Kryetarin aktual.
-Në Vrapçishtë?
Kryetarin aktual.
-Në Tearcë?
Edhe në Tearcë kandidatin e Aleancës.
-Në Çair?
Edhe në Çair, ish bashkëpartiakun tim, të cilin e vlerësoj shumë.

Por kur pyetët për ndryshimet në shumicën parlamentare pas zgjedhjeve, përgjigjet kështu…

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA
Zotëri Menduh Thaçi, pikërisht mbrëmë në këtë studio tha se hyrja e Alternativës në Qeveri është çështje e kryer. Keni biseduar, ju ka njoftuar zotëri Zaev për këtë çështje? Jeni “për” apo “kundër”?
-Pyetjen tjetër.
Nuk doni ta komentoni?
-Nuk e meriton.