Katër emigrantë nga Afganistani mbrëmë janë zbuluar në vendkalimin kufitar Tabanoc në vagonin e një treni transportues i cili qarkullonte drejt Hungarisë.
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se mbrëmë rreth orës 00,05 në vendkalimin kufitar Tabanoc – të punësuarit në HM – Transport kanë denoncuar se në dalje prej R. Maqedonisë së Veriut në një tren transportues i cili ka qarkulluar në relacionin Republika e Greqisë – Republika e Hungarisë kanë dëgjuar të trokitura në njërin prej kontejnerëve. Pasi janë hequr plombat në njërin prej vagonëve të ngarkuar me kontejnerë janë gjetur katër emigrantë nga Afganistani: A.B.K. (20), O.M. (30), A.Z. (19) dhe S.I. (33).
Emigrantët janë dërguar në kampin transitues Tabanoc për procedurë të mëtejme.