Kosovë-Shqipëri Për një javë 5 të vdekur në komunikacion, Dedaj thotë se Qeveria...

Për një javë 5 të vdekur në komunikacion, Dedaj thotë se Qeveria ka përgjegjësi në aksidentet me fatalitet

Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, ka thënë se përgjegjësinë për numrin e aksidenteve me fatalitet në Kosovë e ka Qeveria e Kosovës.

I ftuar në “Five” në RTV Dukagjni, Deda ka thënë se institucionet përkatëse nuk kanë dhënë asnjë reagim mbi numrin e vazhdueshëm të aksidenteve.

“I kemi 5 të vdekur për një javë, është fat i keq për Kosovën dhe asnjë institucion nuk ka reaguar”, ka thënë Deda për RTV Dukagjinin.

Sipas tij, Institucionet e Kosovës nuk janë të përgaditura ngase nuk kanë krijuar institucione përkatëse për raste të tilla. Ai ka thënë se Kosova ka profesionistë të kësaj larmie mirëpo, këta të fundit nuk janë në vendin e duhur.

“Kosova ka profesionista por njerëzit e duhur nuk janë tek vendi i duhur. Aty janë personat që shohin paranë dhe jo profesionalizmin”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera, Dedaj ka thënë se Kosova nuk i plotëson kushtet për patentë shofer.