Fshihet fotoja e Ronela Hajatit duke prekur pjesën intime, zbulohet emaili zyrtar që Eurovision ia dërgoi asaj

Lajmi se organizatorët e Eurovisionit kanë censuruar një foto nga performanca e Ronela Hajatit, duke i cilësuar si provokative ka bërë bujë në media.

Fotoja shfaqte Ronelën me balerinët e saj me duart duke lëvizur gjatë performancës drejt pjesës së poshtme të trupit.

Gazetari William Lee Adams ka zbuluar së fundmi se ekipi shqiptar ka marrë një email zyrtar nga Eurovision, ku i është kërkuar që të ndryshohet koreografia. Ai tha gjatë një interviste televizive se ekipit i është kërkuar që të ndryshohen disa pjesë specifike të koreografisë.

“Burime më kanë thënë se Shqipëria ka marrë një email zyrtar, ku janë informuar se nuk i ka pëlqyer produksionit apo organizatorëve të Eurovision kjo performancë. Iu është kërkuar që të ndryshojnë disa momente specifike të koreografisë.”, tha gazetari.

Ai e konsideroi diskriminues faktin që fotot e përfaqësuesit të Finlandës janë endë në faqen zyrtare, i cili shfaqet i zhveshur. “Nuk i konsideroj fare provokative madje EBU-ja duhet ta falendërojë Ronelën sepse ka sjellë një performancë moderne dhe të kohëve të fundit.

Është e pakuptueshme dhe diskriminuese fakti që në faqen zyrtare të Eurovision mes fotove është edhe ajo e artistit finlandez i cili shfaqet i zhveshur. Si është e mundur që kjo nuk konsiderohet e papranueshme, ndërkohë që kemi një femër e cila censurohet për shkak të performancës.”, tha ai.