Për një ditë tre fëmijë përplasen nga motoçikletat

Sezoni pranveror si zakonisht sjell edhe aksidentet me motoçikleta në Maqedoni. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shenuar tre raste në Maqedoninë e Veriut, ku fëmijë janë përplasur nga motoçikletat.

Shkup, lëndohet rëndë vajza tre vjeçe pas goditjes nga motoçikletaAlsat 2020-05-15T11:29:07+02:00
Dje rreth orës 13.15 është raportuar se në udhëkryqin nga rruga “Marko Krale” deri tek rruga “Ho Shi Min”në Shkup, një motoçikletë “Aprilia Rally”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga T.B. (37) nga Shkupi ka goditur një vajzë tre-vjeçare e cila po drejtonte një trotinet.

Pas aksidentit, fëmija është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Shkup “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore tek vajza.
Në Batincë nga motoçikleta është përplasur një fëmijë i moshës 7 vjeçare, kurse në Zhitoshë një fëmijë i moshës 9 vjeçare.