Për hajr na qoftë….!

Shkruan: Ismail Halimi, Koordinator i Medresesë së Luginës së Preshevës

Një rrugëtim 32 vjeçar duke u ballafaquar në një anë me sfida,mundime,lodhje,kokëçarje,debate të imponueshme me ata që filloren dhe gjimnazin e përfunduan me sukses “dysh”,akuza dhe shpifje dhe në të njejtën kohë krenari,këmbëngulje,dashuri ndaj librit,në shërbim të trurit publik,edukatë,moral,burrëri,trimëri dhe ballafaqim në arenën intelektuale me konceptet dhe botëkuptimet që synojnë çrrënjosjen e gjithë asaj që është në dobi të njeriut në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veçanti.

Të e edukosh një botë të librit dhe ta bësh gati që po ai libër t’i edukojë dhe të ngjallë vetëdijen njeriut që të shohë edhe atë që nuk shihet,është luftë e përtej luftës,është front e shkuar frontit,është trimëri edhe më e madhe se e luftëtarit të lirisë,është gjithçka sa që edhe armikun e bën mik.

Të dhurosh jetën tënde që të ringjallen të vdekurit,të humbësh vetveten që të mbetet gjallë njeriu,të shpenzosh trurin që të unifikosh trurin e shoqërisë,është moral e mbi moral.

Të kesh kujdes për interesin shoqëror më tepër se për interesin privat,është Islam I vërtetë.
Unë edhe po të shkruaj libra dhe lëvdata mbi një arritje historike,nuk do të mjaftonte për t’i dhënë hakun kësaj ngjarjeje, e ndoshta edhe do ti hyja në hak vlerës së saj.

Shtëpia Logos-A,u nderua me çmimin e pare në Stamboll e me këtë u nderua edhe çdo shqiptarë,çdo intelektual,çdo dashamir I librit dhe shkencës,u nderua historia që I tregoi edhe botës se ne jemi popull I librit,shkencës dhe pavarsisë intelektuale.

Ndihemi krenarë,ne si Medrese,që në gjirin tonë kemi të tillë që na nxisin për punë shkencore vetëmohuse duke na mundësuar që ta shohim dritën e diturisë në tunelin e gjatë të errësirës.Na ndihmoi kjo ngjarje historike që ta kuptojmë se ajo dritë në fund të tunelit që mezi shihet,ajo është e vërteta e jo errësira që kaplon çdo gjë. Na ndihmoi kjo ngjarje që ta kuptojmë se punët e mëdha bëhen me njerëz të mëdhenjë,na ndihmoi të kuptojmë se rrezet e lirisë intelektuale dhe shkencore nuk paraqiten menjëherë,por ato kërkojnë angazhim,këmbëngulje dhe durim dhe në fund, patjetër të vijë fitorja.

Krenari për Logos-A-in,por krenari edhe për ne,mburrje për të,por mburrje edhe për ne.Kjo ngjarje duhet të na ndihmojë të kuptojmë dallimin e shtresës intelektuale dhe të asaj “intelektuale”, ta kuptojmë dijetarin nga “dijetari”,ta kuptojmë ligjëruesin nga “ligjërusi”, ta kuptojmë zërin që flet me gjuhën e diturisë dhe zërin që flet me gjuhën e huaj.

Prandaj kam dy këshilla për vete dhe për ju të nderuar:

1.T’i kërkonjmë dijetarët dhe intelektualët që janë fshehur, pa vullnet, në laboratoret e bisedave shpirtërore dhe t’i konsultojmë në çdo pikë të jetës shoqërore dhe

2.T’i bëjmë gati ulëset e tyre e po që se nuk veprojmë kështu,do të qelbemi me erën e hipokrizisë së injorantëve, e ndoshta do të na quajnë nesër fëmijët tanë “tradhtarë të kauzës shoqërore”.

Për hajr na qoftë, ky sukses shkencor!
Për hajr na qoftë, ky sukses shoqëror!
Për hajr na qoftë, ky sukses kombëtar!
Allahu xheleshenuhu ua lehtësoftë rrugën e sukseseve tjera!
Ismail Halimi
Koordinator i Medresesë së Luginës së Preshevës.