ShowBiz Donaldi, Ylli dhe DJ PM rikthehen me një video të re në...

Donaldi, Ylli dhe DJ PM rikthehen me një video të re në TikTok me këngën “Besom”

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, aktori Donald Veshaj dhe DJ PM ishin ndër banorët që krijonin situata të ndryshëm qesharake së bashku.

Dyshja krijuan miqësi dhe ishin vazhdimisht së bashku, por pas daljes nga BB VIP u tha se ata u distancuan me njëri-tjetrin, por së fundmi ish-banorët e kanë dëshmuar të kundërtën.

Donaldi dhe DJ PM sot (12 mars) kanë realizuar një video të re në TikTok me këngëtarin Yll Limani dhe këngën e tij “Besom”.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Të tre kanë realizuar një video ku shihen duke kënduar e kërcyer së bashku.

Ishte Donaldi ai që të njëjtën video e postoi edhe në llogarinë e tij në Instagram, e cila u pasua me komente të shumta nga ana e fansave të tyre.

Foto: Yll Limani/Instagram

“A e din pse? Yll Limani me duket është ky dhe sigurisht DJ PM dashuria ime”, ka shkruar Donaldi në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë që kënga “Besom” që është një bashkëpunim i Yllit me DJ PM dhe DJ Dagz është publikuar në vitin 2017, por mori u kthye në hit dhe po merr miliona klikime në YouTube pas spektaklit të Big Brother VIP.