ShowBiz Jennifer Lopez publikon këngën “Marry Me” me protagonist në klip Ben Affleckun

Jennifer Lopez publikon këngën “Marry Me” me protagonist në klip Ben Affleckun

Jennifer Lopez ka kapur momente nga jeta e saj në prapaskenë në klipin e saj të fundit.

Në klipin e saj të sapo publikuar për baladën “Marry Me” nga komedia e saj romantike me të njëjtin emër, e cila u publikua muajin e kaluar, Lopez u jep fansave një vështrim brenda jetës së saj të përditshme –dhe partneri i saj, Ben Affleck duke bërë një paraqitje gjithashtu.

Aktori 49 vjeç, shfaqet në shtrat me Lopez, 52 vjeçe, duke u përqafuar me të dhe duke e bërë të qeshë. Në një moment, ata gjithashtu zgjasin krahët për të mbajtur duart e njëri-tjetrit – edhe pse fytyra e tij nuk shfaqet kurrë.

Foto: FilmMagic

Në vitin 2009, Affleck bëri paraqitjen e tij të parë në një video muzikore të J.Lo për hitin e saj të atëhershëm “Jenny From the Block”.

Përgjatë klipit, shikuesit mund ta shohin këngëtaren dhe aktoren në shtëpi, duke regjistruar në studio, në takime, madje edhe duke bërë prova së bashku me aktorin e “Marry Me” dhe këngëtarin Maluma.

Foto: Screenshot/ On May Way

Këngëtarja e “On the Floor” zbuloi në një buletin të fundjavës se Affleck kishte krijuar një video muzikore të personalizuar për këngën e saj “On My Way” nga filmi i saj i ri “si një dhuratë e hershme e Ditës së Shën Valentinit” për të, shkruan People.

Në videon gati 4-minutëshe, shfaqen pamje të ndryshme të Affleckut dhe Lopezit nga marrëdhënia e tyre e parë midis viteve 2002 dhe 2004 janë thurur në video origjinale për “On My Ëay”, që u shfaq premierë në dhjetor.

Foto: Getty

“Duke e parë më bëri të mendoj për udhëtimin e dashurisë së vërtetë dhe kthesat e saj të papritura dhe se kur është e vërtetë, në fakt mund të zgjasë përgjithmonë, kjo më shkriu seriozisht zemrën”, shpjegoi Lopez në buletinin e saj “On The JLo”.

Lopez dhe Affleck u fejuan në nëntor 2002 pak pasi filluan të takoheshin, por përfundimisht i dhanë fund lidhjes së tyre në janar 2004. Dyshja u rilidhën në pranverën e 2021.