Për 7 orë, policia dënoi 194 persona në Gjorçe Petrov dhe Saraj

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, gjatë periudhës prej orës 15:00 deri në ora 22:00, ka realizuar aksion për kapjen e shkelësve të rregullave të komunikacionit, transmeton TV21.

Aksioni është realizuar në komunat e Shkupit – Gjorçe Petrov dhe Saraj.

“Gjatë kontrollit, janë sanksionuar 194 shoferë, prej të cilëve 117 për vozitje në shpejtësi mbi të lejuarën, 14 për vozitje pa patentë shofer, dy masa për vetura të paregjistruara…”, qëndron mes tjerash në njoftim.