4 orë luftë me zjarrin! Digjet sasi e madhe hapësirës me kallam në Ohër, shpëtohen shtëpitë (FOTO)

Në dy vende, mbrëmë në Ohër është shkaktuar zjarr.

Si pasojë, ekipet e Njësitit Territorial të Kundërzjarrit në Ohër për katër orë kanë luftuar me flakët.

Zjarri është shuar në orët e vona të mbrëmjes, por është shkatërruar një hapësirë e madhe me kallam.

Arritën të shpëtojnë shtëpitë, të cilat ishin në afërsi të zjarrit.

Si rrjedhojë nuk ka dëme në njerëz.

“Personat që shkaktuar zjarrin, duhet të sanksionohen. Është djegur hapësirë e madhe e kallamit në të cilin, ekzistojnë një numër i madh i shpendëve dhe gjallesave. Nga era e madhe ekzistonte rrezik real që të preken edhe shtëpitë afër, të cilat janë mbrojtur më shumë se katër orë. Zjarri është shuar në tërësi nga ekipet tona me ndihmën e qytetarëve dhe anëtarëve të “Entuziast””, thonë nga NTKO, përcjell TV21.