Për 24 orë policia arreston 10 persona për posedim të substancave narkotike në Kosovë

Dhjetë persona janë arrestuar brenda 24 orëve për posedim të substancave narkotike në Kosovë.

Policia e Kosovës ka raportuar për shtatë raste të narkotikëve në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas raportit të PK-së, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Istog, Gjakovë e Vushtrri.

Detaje nga raporti:

Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë, 10.03.2022 – 13:00.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se njësiti policor i ka hasur duke shkëmbyer substanca narkotike. Te njëri nga të dyshuarit kanë gjetur  dhe sekuestruar 1.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin kujdestar të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Nuhi Berisha, Prishtinë, 10.03.2022 – 15:25.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se  gjatë kontrollit te të njëjtit u është gjetur dhe  sekuestruar 2.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin kujdestar të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Isa Kastrati, Prishtinë, 10.03.2022 – 16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësiti policor te i njëjti gjatë kontrollit ka gjete dhe sekuestruar 5.8 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë, 10.03.2022-21:41.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë  1.2 gram dhe 03 gram pluhur i bardh . Pas intervistimit  i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sheshi Ibrahim Rugova, Istog, 10.03.2022-16:15.   Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e  llojit marihuanë në peshë 5.1 gram, një peshore digjitale një telefon dhe 92 € para të gatshme. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti në procedurë hetimore.

Rr. Muja Zajmi, Gjakovë, 10.03.2022 – 13:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësiti policor te i njëjti gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar 1.37 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.