Pengesa për rininë shqiptare në diasporë, disa fusha të regjistrimit janë vetëm maqedonisht (Foto)

Megjithatë regjistrimi duhet bërë dhe shqiptarët do të duhet të dëshmojnë me numra se janë zot i shtëpisë së tyre

Vullnet Dervishi, Çikago-SHBA

Më poshtë kam nxjerrë disa pamje nga aplikacioni për regjistrimin në Maqedoninë e Veriut. Do të vini re se në disa fusha kërkohet leximi i alfabetit cirilik si dhe njohja e gjuhës maqedone për ta plotësuar atë saktësisht, diçka që gjenerata e lindur në diaspore nuk e zotëron. Pse është bërë kjo dhe pse është lejuar nga partitë shqiptare, dhe sidomos ajo në pushtet do të mbetet të diskutohet më vonë. Në asnjë mënyrë nuk do të thotë se përgjegjësia duhet të harrohet. Megjithatë regjistrimi duhet bërë dhe shqiptarët do të duhet të dëshmojnë me numra se janë zot i shtëpisë së tyre. Në këto pamje do të gjeni edhe pyetjet që do ti hasni në mbushjen e aplikacionit. Kemi duruar aq shumë, do durojmë edhe pak dhe regjistrimin do ta bëjmë!/ Gazeta Lajm