Bytyqi: Do të punojmë ta rrisim pagën minimale në 18.000 denarë

Paga minimale ende nuk është dinjitoze dhe kur kushtet ekonomike do të jenë të mira do të punojmë ta rrisim edhe deri 18.000 denarë, por tani nuk është momenti. Vetëm para tre viteve paga minimale ishte 8.500 denarë në sektorë të caktuar, ndërsa 9.000 në të gjithë sektorët. Sot është 15.194 denarë de kjo tregon nëse kemi vullnet politik që ta rrisim apo jo, porositi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

“Pretendoj që paga minimale të jetë më e lartë se 60 për qind nga paga mesatare, por kur ekonomia do të jetë mjaft produktive dhe efikase që të krijojë rritje të cilën mund ta lejojë. Paga minimale te ne ishte 40 për qind nga mesatarja, ndërsa tani arritëm deri 53,4 për qind. Synojmë në 60 për qind, por kjo po bëhet gradualisht. Në programin qeveritar kemi thënë se paga minimale do të jetë 18.000 ndërsa paga mesatare 36.000 denarë dhe kjo është e saktë atë që duam ta arrijmë. Do të shkojmë edhe më larg nga kjo dhe do të arrijmë në pagë minimale prej 20.000 denarë. Kur nuk do të flasim për krizë ekonomike”, tha zëvendëskryeministri në pyetjen e përgjigjes para fillimit të panel diskutimit “Qasje dhe strategji krijuese në krijimin e programeve për punësim të të rinjve”.

Dje, potencoi, patëm një moment historik në periudhë të krizës bëmë hap dhe kemi rritje të pagës minimale prej 1,7 për qind.

“Unë jam mbështetës i konsultimeve dhe gjetjes së konsensusit me të gjithë faktorët, duke i përfshirë edhe sindikatat dhe punëdhënësit dhe çdo qytetar, por duhet të kuptojmë se sundimi i së drejtës fillon nga vet ne. Nuk mundemi për shkak të pikëve politike kur ligji përshkruan disa kritere të caktuara t’i neglizhojmë”, theksoi Bytyqi.

Theksoi se dje me sindikatat kanë pasur pikëpamje të ndryshme në njërin nga kriteret në Ligjin për page minimale si Qeveri kanë dëshmuar se kanë vullnet politik për rritjen e pagës minimale.

“Paga minimale po rritet edhe sipas përqindjes së rritjes së PBP-së, ndërsa terminologjia botërore dhe Enti Shtetëror i Statistikës njeh rritje reale të BPV-së, Sindikatat vlerësojnë se BPV-ja mund të jetë vetëm pozitive, ndërsa ne pohojmë se rritje reale e BPV-së mund të jetë edhe pozitive edhe negative. Për fate të keq ne vitin e kaluar kishim shkallë negative të rritjes prej 04,5 për qind dhe pikërisht atje ishte dallimi i interpretimit”, sqaroi Bytyqi.

Sindikatat, siç tha, kanë pohuar se duhet rritja e BPV-së të merret si njësi, e jo rritje reale dhe pikërisht atje, potencoi janë thyer shtizat

Dje Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) bëri të ditur se në seancën e Këshillit Ekonomiko Social (KES), për herë të pare, për nevojën e harmonizimit të pagës minimale, punëdhënësit dhe Qeveria me tetë vota kundrejt katër i mbivotuan punëtorët për lartësinë e vlerës së harmonizimit të pagës minimale në pajtim me Ligjin i cili harmonizohet mbi bazë të një të tretës së rritjes së pagës së paguar mesatare, një e treta nga rritja e indeksit të shpenzimeve të jetës dhe një e treta nga rritja reale e BPV-së për vitin paraprak sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës.

Siç theksoi LSM, përfaqësuesit e Qeverisë dhe punëdhënësit kanë konsideruar se rritja reale e BPV-së mund të jetë edhe në minus. Sipas përllogaritjeve të tyre, për shkak të harmonizimit të pagës minimale do të jetë më e ulët për 211,00 denarë dhe do të jetë rreth 15.190,00.